KreuStil Jetese

Çfarë vesh James Bond?

Këpucët prej lëkure të zezë të veshura nga Bond në skenat e xhiruara në Romë janë krijim i Crockett & Jones, ndërmarrje e themeluar më 1879, që ka gjithashtu edhe një linjë për femra. Mund ta gjeni në rrugën Jermyn Street 69. Aty pranë do të gjeni edhe Turnbull & Asser, që ka të gjitha këmishat e të gjithë James Bond-ëve duke filluar nga Sean Connery.

Në numrin 89 të Jermyn Street ndodhet Floris, ku mund të gjeni parfumin e preferuar të Bond, “Floris N° 89”, madje aty ka një set të tërë produktesh kozmetike të së njëjtës aromë. Rrobat dhe syzet e diellit të Daniel Craig në “Spectre” janë të markës Tom Ford, selia qendrore e të cilit ndodhet në Londër në Sloane Street 201-202.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF