KreuStil Jetese

Transformimi i Hugh Jackman

Dashuria për bashkëshorten e tij Deborra –Lee dhe fëmijët e adoptuar Oscar e Ava, është strumbullari rreth të cilit vërtitet jeta e Hugh Jackman. Një burrë me bukuri të padiskutueshme, të cilit nuk i vjen aspak turp të vijë vërdallë me një çantë plot me biberonë, që luan në rrëshqitëse me fëmijët apo puth bashkëshorten e tij në tapetin kuq, kjo e fundit vite dritë larg nga stereotipi klasik i femrave hollivudiane. Kështu pra, mjaftojnë edhe këto motive për ta simpatizuat yllin e kinemasë, që së fundi do të interpretojë rolin e piratit mjekërkuq. Nëse do të shtonim këtu edhe pasioni për sportin dhe në kurajën që tregoi për të mposhtur sëmundjen e kancerit të lëkurës që e  preku 2 herë, Hugh përbën pa diskutim një mashkull të kompletuar. Prandaj vendosëm t’i dedikonim një galeri për të parë metamorfozën që ka pësuar pamja e tij nga viti 2000 e deri sot.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF