Naomi Campbell, 45 vjeçe, por më e mira në linjën e intimos

View Gallery
3 Photos
Naomi Campbell, 45 vjeçe, por më e mira në linjën e intimos

Naomi Campbell, 45 vjeçe, por më e mira në linjën e intimos

Naomi Campbell, 45 vjeçe, por më e mira në linjën e intimos

Naomi Campbell, 45 vjeç dhe vazhdon të jetë ende më e mira në linjën e intimos, ku së fundmi ka pozuar për fushatën publicitare të Yamamay, për të cilën ka dizenjuar një linjë me të brendshme të quajtur “Iamnaomicampbell”. E fotografuar nga Mario Testino, Naomi është e para femër e zezë që shfaqet në kopertinat e të përjavshmes Time, Vogue Francë dhe Vogue Rusi, ku shfaq krijimet e saj intime në ngjyrat e kuqe, lejla dhe të zezë.

Supermodelja, aktorja dhe këngëtarja britanike është cilësuar nga revista People si një nga 50 femrat më të bukuar në botë. Me një pasuri prej 48 milionë dollarë, Naomi, vazhdon të jetë shumë e kërkuar në fushën e modelingut nga markat më të njohura.

Naomi, që ka lindur në Streatham, një lagje e Londrës, në prill 1986 shfaqet në kopertinën e revistës Elle dhe po në të njëjtin vit, është mes modeleve që pozojnë për Terence Donovan dhe kalendarin Pirelli 1987. Ajo ka qenë imazhi i i kompanive më në zë të modës mes të cilave Fendi, Prada, Ralph Lauren, Alessandro Dell’Acqua, Burberry, Valentino, Versace, Roberto Cavalli, Yves Saint Laurent, Dolce & Gabbana, Louis Vuitton, Dsquared, Chloé, Emanuel Ungaro.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.