A po ikën Hueyda nga programi i Arbanës? 0 184

Teksa të gjithë prisnin startin e programit “Në 1 javë” të Arbana Osmani, duket se ende nuk ka dritë jeshile. Duke mos mjaftuar shtyrja javë pas jave, këtë të enjte, Hueyda El Sayed, një nga konkurentet  e rëndësishme të programit, u nis drejt Luksemburgut me djalin e saj, ku edhe jeton prej vitesh. Duket e çuditshme në fakt, kur të gjithë konkurentet VIP pjesëmarrës në spektakël ishin njoftuar ditën e hënë se këtë të shtunë, pra sot do të niste progami i shumëpërfolur i Arbana Osmanit. Kur pamë ikjen e Hueyda el Sayed përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, menduam se ajo ishte tërhequr nga gara, por në fakt gara nuk paska plan të nisë as këtë të shtunë. Pas një konfirmimi që bëri BORDO, ka gjasa që programi të nisë në një tjetër moment, pasi deri tani programacioni i Top Channel nuk ka konfirmuar datën e nisjes së “Në 1 javë”, ndaj edhe artistët konkurentë kanë vijuar projektet e tyre.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *