Boom i kirurgjisë plastike në vaginë

Pas buzëve, gjoksit dhe pjesëve të tjera të trupit, tani femrat kanë gjetur një mënyrë tjetër për t’u ribërë duke iu besur kirurgjisë plastike. Bëhet fjalë për një organ shumë më intim, vagina.

Kirurgjia plastike e vaginës është bërë në fakt një nga procedurat kozmetike më popullore në kohët e fundit”, sipas kiruges Jennifer Walden që zhvillon rreth tre ndërhyrje të tilla në javë.

Me dhjetëra femra i janë nënshtruar kirurgjisë së vaginës, që të mos ndiejnë më turp kur i shohin me bikini apo pantallona për joga. Disa femra kanë buzët vaginale shumë të gjata dhe nuk arrijnë dot të praktikojnë disa aktivitete sportive si për shembull hipizëm apo biçikletë, madje disa kanë irrite edhe kur veshin thjesht xhinse. Për disa seksi është i dhimbshëm, ndërsa disa të tjera gati tërhiqen kopmlet nga jeta seksuale për arsye turpi.

Kirurgjia për këto femra është një zgjidhje, ndërhyrja mund të bëhet me laze, zgjat rreth një orë dhe bëhet nëanestezi të plotë.

Në SHBA kjo ndërhyrje kirugjikale ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme prej 49% duke përfshirë si adoleshentet edhe pensionistet.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.