KreuStil Jetese

5 gjëra që do ju bëjnë tërheqëse në çast

Në kohët e sotme ka informacion pa fund lidhur me modën; cilat janë trendet më të fundit, cilat ngjyra janë më të mirat për t’u veshur apo cilat copa bëjnë impaktin e madh. Por me kaq shumë ide që gjen në internet, ndonjëherë është e vështirë ti aplikosh siç duhet në jetën reale. Për t’jua lehtësuar disi gjërat, po ju tregojmë 5 sende të cilat në mënyrë të padiskutueshme do t’ju bëjnë në çast tërheqëse.

Takat

Sipas një studimi të botuar në ‘Archives of Sexual Behavior’, takat jo vetëm që lidhen drejtpërdrejt me tërheqjen që meshkujt kanë ndaj femrave, por shkalla e tërheqjes rritet proporcionalisht me lartësinë e takës.

Fustani i ngushtë i zi

Ngjyra e zezë është përcaktuar nga shumë burime si ngjyra numër 1 e lidhur me karakteristika të tilla si joshja, besimi dhe inteligjenca.

Stili me shpatulla të zbuluara

Mendonit se meshkujt interesohen vetëm për gjoksin dhe vithet? Gabim. Studiuesit e Universitetit të Uellsit Jugor kanë zbuluar se burrat janë mjaft të dhënë pas shpatullave dhe krahëve të femrave.

Diçka e kuqe

Sipas ‘The Journal of Personality and Social Psychology’, ngjyra e pasionit, dashurisë, romancës është e preferuara e meshkujve për femrat dhe e femrave për veten  e tyre.

Buzëkuqi

Në ditë të këqija, është gjithmonë buzëkuqi. Një studim i universitetit francez ka nxjerrë se kamerieret që përdornin buzëkuq merrnin bakshishe shumë të majme nga klientët meshkuj.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF