Alessandro Michelle i ‘Gucci’, Stilisti Ndërkombëtar i Vitit 0 108

Këshilli Britanik i Modës ka vlerësuar Alessandro Michelle të ‘Gucci’ si Stilistin Ndërkombëtar të Vitit, çmim të cilin do ta marrë gjatë ‘British Fashion Awards’, në fund të këtij muaji. Çmimi i fituar më parë edhe nga Nicolas Ghesquière dhe Miuccia Prada është shprehje e mirënjohjes për arritjet e Michele qëkurse u zgjodh në rolin e drejtorit kreativ të ‘Gucci’ në janar të këtij viti.



Michele iu bashkua ‘Gucci’ në vitin 2002, nga ‘Fendi’ duke punuar nën drejtimin e Tom Ford,  por ngritja e tij në detyrë si kreu u shtëpisë së modës surprizoi shumë skeptikë, që e konsideronin atë një emër relativisht të panjohur. Edhe pse ka prezantuar vetëm 4 koleksione në postin e tij të ri, Michele ka lënë tashmë firmën e tij në veshje të zgjedhura për tapetin e kuq nga yje të showbizit si Sienna Miller, Keira Knightley dhe Dakota Johnson.

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *