Ora, aksesorët dhe makina e Bond

View Gallery
3 Photos
Ora, aksesorët dhe makina e Bond
Aston Martin

Ora, aksesorët dhe makina e Bond
Aqua Terra Spectre

Ora, aksesorët dhe makina e Bond
Aston Martin

Aqua Terra Spectre, është ora e re e krijuar nga marka zviceriane Omega për filmin e fundit dhe është prodhuar sasi të limituar me vetëm 15 007 copë dhe shitet për 4 630 sterlina.

Të apasionuarit e novelave të Ian Fleming mund të gjejnë ende kopje të “Octopussy” për vetëm 65 sterlina në librarinë Peter Harrington të themeluar në vitin 1969 dhe që tregton libra të rrallë, ndodhet në Fulham Road 100. Ndërsa për të blerë novelën “Live and let die” duhet të shpenzoni 15 000 sterlina.

Por për ata që duan të shpenzojnë edhe më shumë dhe dëshirojnë të bëjnë të tyren edhe makinën e James Bond, Aston Martin D89GT, që është në sasi të limituar me vetëm 150 ekzemplarë, mund ta blejnë atë për 165 000 sterlina.

Megjithatë, thjesht me një biletë hyrjeje, makinat e përdorura në filmin e 007-ës mund të admirohen në London Film Museum. Aty mund të gjeni të madhërishmen Rolls-Royce Phantom III, por edhe të jashtëzakonshmen Lotus Esprit S1 që mund të shndërrohet në një nëndetëse të vërtetë. Në këtë muze mund të shihni edhe mjetet e fluturimit, varkat, motorat si dhe mjetet e famshme vdekjeprurëse të përdorura në misione të ndryshme nga Bond.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.