KreuStil Jetese

Spraj, mënyra më e re për të lyer thonjtë

Risia më e fundit në botën e bukurisë quhet “The Paint Can”. Bëhet fjalë për një praktikë revolucionare si alternativë ndaj manikyrit. Kompania britanike “Nails Inc.” për produkte për thonjtë ka publikuar një “spraj smalt” që i mundëson të gjitha femrave të kenë thonj gjithnjë perfekt me shumë lehtësi.

Po ta shohësh duket një bombul normale me spraj, në të vërtet është mënyra më e re për të vendosur smaltin, shumë e shpejtë dhe e thjeshtë edhe për ato që nuk kanë qenë shumë praktik me penelat.

Kjo procedura garanton një rezultat perfekt sepse majfton të vendosësh mbi thonj një bazë transparente dhe, pasi është tharë, të vazhdohet me aplikimin e ngjyrës duke sprucuar “bojën” në një distancë prej rreth 10-15 cm. Sigurisht që spraji smalt do të prekë edhe duart, por mjafton pak uji i ngrohtë apo një picetë e njomë për t’i larë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF