‘The Royal Horseguards’ hoteli që frymëzoi Ian Fleming

View Gallery
4 Photos
‘The Royal Horseguards’ hoteli që frymëzoi Ian Fleming

‘The Royal Horseguards’ hoteli që frymëzoi Ian Fleming

‘The Royal Horseguards’ hoteli që frymëzoi Ian Fleming
Veranda e The Royal Horseguards

‘The Royal Horseguards’ hoteli që frymëzoi Ian Fleming
The Royal Horseguards

Hoteli The Royal Horseguards, një godinë historike dhe luksoze me stil viktorian në Whitehall, në brigjet e Tamizit pranë Trafalgar Square, ka qenë shtabi i përgjithshëm i Shërbimeve Sekrete Angleze gjatë Luftës së Parë Botërore. Drejtori i parë i shërbimeve sekrete britanike jetonte pikërisht këtu, dhe është ky personazh që është frymëzuar Ian Fleming për të bërë personazhin e “M”.

Hoteli Royal Horseguards përfshihet nga një atmosferë intrigash dhe misteresh që përmbushin hapësirat e areduara në mënyrë madhështore, madje thuhet se këto aredime fshehin një seri tunelesh të nëndheshëm të përdorura nga Sir Winston Churchill gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mbrapa arkitekturës së tij, që të kujton një kështjellë franceze, ambientet e brendshme janë të pasuruara me dekorime me dru, bronz, tavanë të lartë, abazhurë dhe perde madhështore të ngjyrosura me të kuqe dhe të dekoruar me elementë kontemporanë. Drita natyrale pushton dhomat dhe suitat, disa prej të cilave kanë një pamje spektakolare mbi lum.

Çaji tradicional i mbasdites si dhe darka në restorantin One Twenty One Two janë evente gastronomike që nuk duhen humbur.

Hoteli Royal Horseguards ofron dhe një veçanti në Londër, një tarracë me pamje në kopështin Whitehall ku mund të shijoni kokteilet fantastik të prëgatitura nga barmeni i Equus Bar.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.