Tre truke për shkrepur foto perfekte për Krishtlindje

Nëse dëshironi t’i bëni një foto fëmijëve ndërsa marrin dhuratat e tyre nën pemën e vitit të ri apo gjyshërit tëmbledhur për darkën e Krishtlindjeve, është e nevojshme të ndiqni disa rregulla themelore.

Së pari zgjidhni sa më mirë kuadrin e duhur, duhet të bëni kujdes që të identifikoni planin e parë, sikurse preferohet shpesh tavolina e mbushur plot me njerëz dhe ushqime. Përsa i përket sfondit më mirë zgjidhni njëplan përmbledhës se sa të ketë një letër të gjyrosur apo një mur plot me piktura. Në fakt kur ka imazhe në njëfoto tërheq shikimin, ndërkohë që duhet të përqëndrohet në fytyrat e personave. Në përgjithësi këshillohet tëevitohen sfondet shumë të errta.

Së dyti të duhet të kujdeseni për kapjen në foto të gjithë familjes, sidomos kur bëhet fjalë për familjet e mëdha. Këshillohet të përdoret modeli shkallë duke shtuar ndonjë element origjinal, si për shembull të vendoset fëmija më i vogël në shpatullat e një të rrituri, apo të përqafohen të gjithë duke afruar fytyrat. Gjithashtu mbund të vendoseni në rradhë indiane ku secili përpiqet të nxjerrë fytyrën që të kapet nga objektivi kështu i jepet fotografisë një pamje më pak e ngurtë. Por një ide tjetër origjinale është të vendosësh gjithë pjestarët e një familje pranë një dritareje dhe të bësh foton nga jashtë shtëpisë.

Së fundmi duhet të zgjidhni një kënd të gjerë, ndërsa për portrete individuale zoom-i lejon që të marret një rezultat më i natyrshëm në varësi të distancës midis fotografit dhe subjektit të tij, këndi i gjerë rekomandohet kur nuk ka shumë hapësirë manovrimi ose personat janë të shumtë. Në të mund të përfshihen dekoret e ndryshme të shtëisë, si bredhi apo dhuratat.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.