I dhuron vajzës një diamant me vlerë 48,4 milionë dollarë! 0 134

Një miliarder nga Hong Kongu ka shpenzuar një shifër marramendëse prej 48,46 milionë dollarësh, përfshirë taksat, për t’i dhuruar vajzës së tij një diamant blu, 12,03 karatë, i nxjerrë në ankand nga Sotheby’s në Gjenevë.
Manjati i pasurive të patundshme Joseph Lau, i cili u dënua në vitin 2014 për afera korruptive në Macao, kryeqendra botërore e lojrave të fatit, ka blerë dje në mbrëmje gurin e çmuar në Zvicër duke e emërtuar “The Blue Moon of Josephine” (Hëna blu e Jozefinës), për nder të vajzës së tij shtatëvjeçare.  Më parë, miliarderi i ish-kolonisë britanike, kishte shpenzuar 28,5 milionë dollarë për një diamant rozë, 16,08 karatë, duke e quajtur “Sweet Josephine” (”Jozefina e ëmbël”).



Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *