Emirates propozon avion luksoz për linjën Dubain-Kopenhagen

Kompania ajrore Emirates, gjatë sallonit të aeronautikës në Dubai Airshow 2015, paraqet avionin Air Bus të tipit A380 një kapacitet rekord, për këtë model avioni, prej 615 vende. Ky avion do të zhvillojë fluturimin e tij të parë më 1 dhjetor dhe do të lidhë Dubain me Kopenhagenin për rreth shtatë orë.

Avioni është i ndarë në dy klasa, ku do të ketë 557 vende për klasën ekonomike dhe 58 për klasën biznes. Renditja do të jetë me 10 sedilje për rrjesht (3 në anët e avionit dhe 4 në qendër). Ndërsa gjerësia e sediljeve mbetet në normat standarte të klasës ekonomike (44,5 cm).

Por e veçanta e këtij avioni është se për çdo pasagjer do të ketë një ekran të madhë prej 13,3 polësh, sa madhësia e një laptopi normal, ku mund të shihen më shumë se 2000 kanale me filma, emisione, muzikë si dhe do të ketë edhe lojëra.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.