KreuStil Jetese

10 filma që na kujtojnë çfarë është Parisi

Parisi, qyteti i dashurisë, qyteti i lirisë, qytet i ushqimeve të shijshme dhe i të jetuarit mirë. Kinematografia e ka kuptuar shumë mirë dhe, që prej krijimit të saj, arti nuk ka pushuar se admiruari këtë “Ville Lumière” (qyteti i ndritur). Në këtë kohë të mbushur me ngjarje të dhimbshme për qytetin e dashurisë, po ju kujtojmë nëpërmjet këtyre 10 filmave atë që është Parisi: “Le Fabuleux Destin d’Amélie Poulain”, i Jean-Pierre Jeunet. Historia e një vazje që kërkon të bëjë të lumtur personat që e rrethojnë “Paris Je t’Aime”, i realizuar 18 herë nga 18 regjisorë të ndryshëm. “Paris”, i Cédric Klapish. Në këtë film paraqitet diversiteti kulturor që karakterizon kryeqytetin francez. “Midnight in Paris” i Woody Allen. Një film që na bën të udhëtojmë në kohë. “Un Américain à Paris”, i Vincente Minnelli. Historia e një piktori që dashurohet me të fejuarën e mikut të tij. “Moulin Rouge”, i Baz Luhrmann me aktorët Nicole Kidman dhe Ewan Mcgregor, tregon historinë tragjike të Satine dhe Christian. “Hôtel Chevalier”, i Wes Anderson. Një film që tregon natën e dy të dashuruarve në një dhomë hoteli në Paris. “2 Days in Paris” (dy ditë në Paris), i Julie Delpy. Tregon historinë e një familje që shkon për pushime në Paris. “Les Chansons d’Amour” i Christophe Honoré, tregon për historitë e ndryshme të dashurisë që lindin mes një çifti në Paris. “La Science des Rêves” i Michel Gondry, tregon historinë e një ëndërrimtari që shkon në Paris për të krijuar një ndërmarrje të tij dhe dashurohet me fqinjën, që bën gjithçka për ta bërë për vete.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF