KreuStil Jetese

Dior revolucion kundër moshës

10 nëntorin e kaluar, Dior organizonte në Tokio simpoziumin e tij të parë mbi përkujdesjen. Okazioni ideal për markën që të paraqesë përparimet shkencore, angazhimin në zhvillimin e qëndrueshëm si dhe zbulimin e saj më të fundit për të luftuar moshën… Dior prezanton zbulimin e tij më të ri, “Crème Capture Totale Multi-Perfection”, që vendoset mes katër kolonave. Kolona e parë është Science Dior që ka krijuar një kompleks me lule Longoza të modifikuara (të marrë në kopshtet e Madagaskarit),  që stimulon qelizat e thara të pjesës sipërfaqësore të lëkurës, e dyta është Skin-Derived Precursors (SKP) që luan një rol thelbësor në tonifikimin e lëkurës. Kolona e tretë është një formulë që mundëson një efekt të menjëhershëm tendosje. Kolona e katërt është një kuti që mund të rimbushet sërish për të minimizuar efektet në mjedis. Ky krem është një përparim i vërtetë shkencor që sfidon, për herë të parë, efektet e forcës gravitacionale në fytyrë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF