KreuStil Jetese

Sfilata e Chanel “Métiers d’Art Paris-Romë”

Parakalimi i 12 i “Métiers d’Art” të Chanel do të zhvillohet më 1 dhjetor në kompleksin e kinematografisë në Romë, Cinecittà. Në kuadër të kësaj shfaqje Karl Lagerfeld do të paraqesë dhe filmin me metrazh të shkurtër “Once and Forever”, me aktoren Kristen Stewart në rolin e Coco Chanel. Në kuadër të kalendarit tradicional me koleksione të ndryshme duke filluar nga veshjet e përditshme deri tek të famshmet “haute couture”, kjo sfilatë e “Métiers d’Art” të Chanel i jep nderin e pjesëmarrjes që prej vitit 2003 shtëpive të ndryshme të modës. Aktorja e famshme amerikane Kristen Stewart, që do të fotografohet nga Karl Lagerfeld, do të jetë edhe imazhi i fushatës publicitare të koleksionit “Métiers d’Art Paris-Romë”, që do të publikohet në maj 2016.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF