Kameriere “Oscar”-i: punët para se të bëheshin VIP-a

View Gallery
6 Photos
Kameriere “Oscar”-i: punët para se të bëheshin VIP-a
Jessica Lange

Kameriere “Oscar”-i: punët para se të bëheshin VIP-a
Julianne Moore

Kameriere “Oscar”-i: punët para se të bëheshin VIP-a
Madonna

Kameriere “Oscar”-i: punët para se të bëheshin VIP-a
Mariah Carey

Kameriere “Oscar”-i: punët para se të bëheshin VIP-a
Nicole Kidman

Kameriere “Oscar”-i: punët para se të bëheshin VIP-a
Sandra Bullock

Për këdo që ka pasur ambicien apo thjesht ëndrrën e interpretimit në skenë, puna si kameriere në restorant përfaqëson fillimin apo fundin e një rruge. Jessica Lange punonte si kameriere në një restorant përpara se të bëhej divë falë ‘King Kong’. Ishte ambicioze, e bukur, seksi, shumë  talentuar dhe i shihte klientët sikur donte t’u thoshte: fiksojeni mirë kush po ju shërben në këto momente.

Lista e aktorëve dhe aktoreve që kanë punuar si kameriere është shumë e gjatë, deri aty sa në Hollivud thuhet shpesh se pyetja e p arëqë i duhet bërë kujtdo që aspiron të bëhet aktor është: në cilin restorant punon? Matthew McConaughey e kujton atë periudhën me shaka dhe tregon se madje nuk kishte as fatin t’u shërbente tavolinave, sepse roli i tij ishte ekskluzivisht  pjatalarës. Ndërsa ish- e dashura e tij, aktorja famoze, Sandra Bullock shton se ajo ka bërë më shumë karrierë pasi ishte e autorizuar të shërbente nëpër tavolina, madje të përgatiste edhe kokteje. Edhe emrat të tjerë të njohur si Julianne Moore, Gwyneth Paltrow, Jennifer Aniston apo Madonna e kanë nisur po njësoj. Por mes divave të sotme ka edhe ndonjë nga ata që dikur vishej si banane për të bërë reklamë para një dyqani frutash. Ja punët që kanë bërë yjet para se të shkëlqenin.

 

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.