Të bukura 50, 60 dhe 70 vjeçe 0 87

Për të kuptuar pse për ‘Spectre’ zgjodhën Monica Bellucci mjafton të shkosh në kinema; inkuadrimi i zonjës Bond me një vello dhe skena e mëpasme e joshjes vlejnë sa gjithë filmi në 007. Vërtetë! Dhe fakti që ajo është plot 51 vjeçe ka ndikimin e vet.

“Shumë 50-vjeçare ndihen të padukshme dhe nuk duhet të ndodhë kështu. Ç’problem ka nëse një burrë 30 vjeç ka një histori me një grua 50 vjeçe? Është një çështje energjie dhe shpirti, ç’lidhje ka mosha e trupit?” u përgjigj Bellucci kur e pyetën se si u ndje kur e zgjodhën për këtë rol, me moshën që ka.

Por është më se e dukshme se Monica bëhet gjithnjë e më e bukur dhe tërheqëse çdo ditë që kalon. Një këshillë. “Doni që një burrë t’ju vërë re? Vendosni një buzëkuq”.

Si i bëhet për të qëndruar gjithnjë sharmante? Jane Fonda, 77 vjeçe është modeli i paarritshëm. Përveçse tregon 15 vjet më pak se mosha e saj dhe zgjedh gjithnjë look-un që i përshtatet thotë edhe gjëra të tilla: “Unë pleqërinë nuk e shoh si zbritje, e shoh si një shkallë: fiton pasuri, shpirt, urtësi dhe aftësinë për të qenë vërtetë e thellë”.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *