KreuStil Jetese

Më të mirët e British Fashion Awards

Që prej vitit 1989, British Fashion Awards, mbledh çdo vit dizenjues, modele dhe figura të tjera emblematike të sferës së modës. Edicioni i viti 2015 u zhvillua më 23 nëntor si zakonisht në kryeqytetin britanik. Pa shumë surprizë, personalitete si: Rita Ora, Karlie Kloss, Alexa Chung, Lady Gaga dhe Lara Stone ishin të pranishme në këtë eveniment që krahasohet me Oscar-ët e modës britanike. Nëpërmjet votave të më shumë se 800 anëtarëve që bëjnë pjesë në industrinë e modës, në këtë ceremoni kompesohen talentet që kanë shënuar vitin. Tom Ford u zgjodh si mjeshtri i tapetit të kuq dhe Charlotte Olympia si krijuesja e vitit për aksesorët. Jourdan Dunn mori çmimin si top modei i vitit, ndërsa Stella McCartney morri çmimin si marka e vitit. Për punën që ka zhvilluar në shtëpinë Gucci në vetëm disa muaj, titulli i dizenjuesit ndërkombëtar i shkoi për Alessandro Michele, një zbulim për vitin 2015. Por ishte Karl Lagerfeld që mori nderimet e ceremonisë duke marrë çmimin e karrierës. Për sa i përket J.W. Anderson, jo vetëm që kaloi Victoria Beckham duke marrë çmimin stilisti i vitit për femra, por edhe çmimin e dyfishtë si krijuesi i vitit për meshkuj dhe femra.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF