KreuStil Jetese

“Zafirro Z2”, një brisk prej zafiri

Me shumë mundësi për të rruar mjekrën përdorni një brisk normal dhe nëse keni një mjekër të dendur atëherë, ka një mundësi tjetër. Do të lumturoheni shumë shpejt pasi vjen në treg një brisk që përdor fjalën e fundit të teknologjisë dhe që është më i fortë, më i mprehtë dhe jeton shumë më shumë se sa çeliku. Brisku “Zafirro Z2” përbëhet nga një çift brisqesh të mprehtë prej zafiri. Kur vjen puna për rezistencë, safiri është i dyti pas diamantit. Madje safiri nuk shkakton alergji dhe, ndryshe nga çeliku, nuk ndryshket apo prishet. Nëse ndonjëri mendos se kjo është një deja-vu, me shumë mundësi e ka sepse ka dëgjuar më parë për “Zafiro”. Kompania për herë të parë ka prodhuar një brisk të ngjashëm në vitin 2011, por me një vlerë shumë të lartë. Modeli i ri që pritet të hidhet në treg në tetor ose nëntor 2016 do të vijë me një çmim shumë më të përballueshëm për masat. Me vetëm 179 $ mund të bleni një “Zafirro Z2”, nga 100 000 $ që ishin modelet e para të prodhuara nga kompania.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF