Rajmonda Bulku, zbulohet sekreti i rënies në peshë

View Gallery
3 Photos
Rajmonda Bulku, zbulohet sekreti i rënies në peshë
Rajmonda Bulku

Rajmonda Bulku, zbulohet sekreti i rënies në peshë
Rajmonda Bulku

Rajmonda Bulku, zbulohet sekreti i rënies në peshë
Rajmonda Bulku

Ajo është një nga ikonat e bukurisë shqiptare. Bukuri që për fatin e mirë të saj vijon t’i zgjasë edhe sot. Vitet vetëm e kanë fisnikëruar atë. Rajmonda Bulku, 57-vjeç mahniti publikun kryeqytetas teksa u shfaq në skenën e Teatrit Kombëtar, në komedinë “Tartufi” në superformë: me një pamje tërësisht të freskët dhe me trup më tonifikuar, ajo ka lënë dhe vijonë të lërë gojëhapur të gjithë. I tillë ishte reagimi edhe dje në Tiranë, në një event, ku mes shumë zonjave të ftuara, Bulku sërish rrëmbeu vëmendjen. Shumë aludime janë ngritur mbi arsyet e rënies së papritur në peshë të aktores, por BORDO ka arritur të zbulojë se cila ka qenë arsyeja e vërtetë. Miq të afërt të aktores na kanë zbuluar se shkak i rënies në peshë ka qenë ndjekja e një diete. Bëhet fjalë për dietën e famshme Dukan, të cilën aktorja e ka zbatuar me rigorozitet, duke arritur brenda një kohë të shkurtër rezultate të hatshme. BORDO sjell dy momente para dhe pas dietës së aktores, që tregojnë dukshëm ndryshimet që ka pësuar falë kësaj diete spartane.

 





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.