Si mund të veshim palltot leopard? 0 111

Sot është e vështirë të veshësh një pallto leopard pa t’u dukur vetja si sozia apo një nga personazhet e “Absolutely Fabulous”. Dikur një veshje e modës, pak e nga pak filloi të humbasë vlerë duke u shndëruar në “persona non grata” në palltot e dimrit. I rehabilituar në fillim të viteve 2000, në mentalitetin e shoqërisë mbetet sinonim i veshjes borgjeze apo i vajzave të qejfit. Një dilemë që e kemi zgjidhur prej shumë kohësh duke refuzuar kategorikisht të veshim çdo gjë që ngjan me një pallto leopardi. Një gabim sepse kjo pallto ka një potencial “cool”.

Shembulli më i mirë për këtë është Kate Moss. Ose të paktën mënyra se si Kate Moss e kombinon. Me fjalë të tjera ne mund ta kombinojmë atë me pantallona slim ngjyrë gri ose të zezë, një triko pak të lirshme prej leshi të punuar mirë, angora ose kashmir. Sigurisht me taka shumë të larta, me këmbët pjesërisht të zbuluara për të lënë pallton leopard në madhështinë e vetë. Ose për të pasur një pamje të pasarelave të fundit të tipit “Saint Laurent par Hedi Slimane” mund t’i kombinojmë me këpucë të mëdha në ngjyrë mustardë ose me konversa.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *