Josh Duhamel uron shqiptarët për festën e Pavarësisë

Festimet për pavarësinë e Shqipërisë i kanë kaluar kufijtë shqiptarë, dhe përveç komuniteteve të diasporës shqiptare kudo në botë, mesazhe urimi për këtë festë sipas protokolleve zyrtare u janë adresuar homologëve shqiptarë nga liderë të ndryshëm botërorë.

Por në 103-vjetorin e pavarësisë urime të veçanta për shqiptarët kanë mbërritur edhe nga figura të kinematografisë botërore, siç është rasti i aktorit amerikan, Josh Duhamel, i cili ka uruar shqiptarët përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, që ndiqet nga rreth 7 milionë njerëz në mbarë botën.

duhamelPasi ka postuar një foto të flamurit shqiptar, Duhamel e shoqëron postimin e tij me një tekst të përkthyer automatikisht në gjuhën shqipe nga google translate. “Gëzuar Dita e Pavarësisë për të gjithë miqtë e mi në Shqipëri. Ju keni një flamur really cool! (Shpresojmë Google Translate përkthyer Korrekt)”, shkruan ai në Facebook.

Përmasat e festimeve të 103-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë këtë vit ishin më ndërkombëtare falë edhe ndryshimit të logos të motorit të kërkimit në internet “Google”, i cili vendosi flamurin shqiptar. atsh





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.