KreuStil Jetese

Pse Reese Witherspoon do të bëhet Barbie?

Ajo ka interpretuar një bionde me veshje tërësisht rozë në vitin 2001, në filmin ‘Legally Blonde’, kështu që është më se e kuptueshme pse Reese Witherspoon do të interpretojë një tjetër film në emër të një tjetër biondeje me rroba rozë që mund të bëjë gjithçka: Barbie. Aktorja fituese  e çmimit ‘Oskar’ ka fituar të drejtën e librit të vitit 2010 të Robin Gerber, ‘Barbie and Ruth: The Story of the World’s Most Famous Doll and the Woman Who Created Her’. Libri rrëfen historinë e krijuesit të kukullës mitike Barbie (vajza e Handler, Barbara ishte inspirimi për krijimin e kukullës së famshme). Ndërsa ende nuk dihet roli që do të ketë në film Witherspoon, ky lajm shënon herën e dytë kur emri 39-vjeçares lidhet me projektin e një filmi për Barbie.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF