KreuStil Jetese

50 vite kalendar Pirelli në një vepër të vetme

Në karrierën e një fotografi të realizosh një kalendar Pirelli është një bekim. Dhe në fakt, në gjysmë shekulli, janë gjithë fotografët më të mirë që kanë krijuar legjendën Pirelli.

Përpara objektivëve të tyre, femrat më të bukura të botës, një sensualitet në piedestal, një himnizim i trupit të femrës. Për 50 vite të kalendarit, shtëpia botuese Taschen publikon një retrospektivë të plotë të arkivave të kalendarit.

Një okazion për t’u rikthyer në këto klishe të lirisë pa kufij dhe të erotizmit galopant në disa nga fotot më të bukura të planetit. I pasuruar me imazhe të censuruara, foto të mbrapaskenave dhe edicioni i pabotuar i vitit 1963, do të prodhohet në edicion të limituar prej 1000 ekzeplarësh. Por do të ketë edhe një edicion standard që do të jetë i disponueshëm në library.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF