KreuStil Jetese

Portofoli që nuk humbet kurrë

Ju ndodh shpesh të harroni portofolin apo telefonin në shtëpi ose lokal? Kjo nuk do të ndodh më me portofolin Walli. Ai, nëpërmjet një aplikacioni për iOS dhe Android dërgon një mesazh në telefon menjëherë sa largoheni nga portofoli. Por edhe nëse ndodh e kundërta, kur nuk gjeni dot telefonin, ju mund të dërgoni një zile nëpërmjet protofolit tuaj.

Por veçantia e këtij portofoli është se ai mund të regjistrojë kartat që ju mbani gjithnjë me vete. Në momentin që karta e kreditit ose ajo e identitetit mungon ai dërgon një mesazh në telefonin tuaj.

Walli përbëhet nga lëkurë e butë dhe është i disponueshëm në ngjyrë të zezë dhe blu. Portofoli është i pajisur me një bateri me autonomi prej gjashtë muajsh. Ky portofol kushton rreth 79 dollar.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF