Krishtlindje jashtë norme me Super Moschino 0 57

Jeremy Scott paraqet një koleksion të titulluar “Super Moschino”, që i dedikohet 30 viteve të personazhit të famshëm të lojrave “Mario Bros”. Një linjë jashtë norme bluzash, aksesorësh dhe çantash të ngjyrosura me stampa të Marios, që do të jenë të disponueshme më 5 dhjetor në butikët e Moschino.

Pasi paraqiti koleksionin vjeshtë-dimër 2015 me inspirim nga vitet 90’, duke u bazuar në personazhet e famshme vizatimore “Looney Toons”, Jeremy Scott nxjerr linjën më të fundit të bluzave, në të njëjtën frymë, “Super Moschino”. Një rikthim në kujtimet e fëmijërisë me këtë koleksion për të gjithë familjen ku mbetet vetëm të shtypësh butonin “power” pët të rijetuar aventurat me “Super Mario Bros”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *