Lazanja me kungull

Përbërësit

  • 1 pako e lazanja
  • 1 kg kungull
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • kripë dhe piper

Për mbushjen:

  • 400g gjizë lope
  • 1 vezë

– 60 g djathë

– arra, kripë dhe piper

– vaj ulliri ekstra i virgjër

Për beshamelin:

  • 50 gr gjalpë
  • 40 gr miell

– ½ litër qumësht

– kripë, piper, arrëmyshk

 

Përgatitja

Vendosim kungullin të ziejë në një enë me ujë dhe një gjethe dafine për 25 minuta. E nxjerrim nga zjarri, e presim në feta dhe me një lugë heqim tulin e kungullit, të cilit i shtojmë vaj ekstra të virgjër, piper dhe kripë.

Në një tigan hedhim gjalpë, shtojmë pak miell dhe e trazojmë në mënyrë të pandërprerë në mënyrë që të mos krijohen kokrra. Shtojmë qumshtin dhe vazhdojmë ta trazojmë. Kur masa të fillojë të trashet, shtojmë kripë, piper, arrëmyshk dhe djathë. E ulim zjarrim dhe e lëmë të ftohet.

Në një tas hedhim gjizë dhe pasi e hollojmë duke e rrahur, shtojmë një vazë në mënyrë që masa të mpikset, hedhim dy lugë miell dhee përziejmë me qumësht, shtojmë kripë, piper dhe arrëmyshk dhe e përziejmë në mënyrë që të krijohet një masë homogjene.

Pasi të përgatisim të gjitha përbërësit për mbushjen e lazanjave,  marrin këto të fundit dhe i vendosim në një tavë duke u kaluar pak në ujë të vakët. Ngrohim paraprakisht furrën në 180 gradë dhe të fillojnë kompozimin e lasanjës, duke alternuar shtresat: Së pari një shtresë e hollë me krem ​kungull dhe tjetra me masën e gjizës dhe djathit. Pasi të mbarojmë vemdosjen e të gjithë petëve, pjesës së sipërme i hedhim beshamelin, e mbulojm më pak gjalpë të shkrirë dhe e vendosim për pjekje për 25 minuta.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.