KreuStil Jetese

Pamela Anderson mbyll epokën e nudos në Playboy

Për 63 vjet me radhë ‘Playboy’ është bërë e famshme për fotot e femrave të zhveshura, duke nisur me Marilyn Monroe në 1953. Revista për të rritur ka publikuar fotot nudo të pothuajse të gjitha femrave të njohura në botën e showbizit, që nga Jayne Mansfield (1955), tek Cindy Crawford (1988).

Por këtë vit revista bëri të njohur vendimin se nuk do të publikonte më foto të femrave të zhveshura, duke e bërë numrin e janar-shkurt 2016, të fundit që do të kishte brenda nuditet. Dhe themeluesi i ‘Playboy’ ka zgjedhur për këtë numër të fundit pikërisht seks simbolin Pamela Anderson, e cila zë 12 faqe me foto të shkrepura nga Ellen Von Unwerth. Kjo është hera e 14 që Anderson pozon për kopertinën e ‘Playboy’.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF