KreuStil Jetese

Sandra Bullock adopton sërish një fëmijë

Të adoptosh një fëmijë është një vepër dashurie e mrekullueshme, një zgjedhje që shumë vetë e bëjnë, jo vetëm për të realizuar ëndrrën e të qenët prindër, por edhe nga dëshira për të ndihmuar një fëmijë në nevojë. Nëna beqare si Sandra Bullock, Kristin Davis apo Charlize Theron si çifte që nuk arrijnë të kenë fëmijë, si Nicole Kidman e Tom Cruise për sa kohë ishin të martuar, shtyhen drejt vendimit për të adoptuar një fëmijë. Dhe personat VIP në Hollivud që e kanë bërë një gjë të tillë janë vërtetë të shumtë. Sandra Bullock, e cila këtë vit u zgjodh nga People si ‘Gruaja më e bukur në botë’, ka zgjedhur pikërisht këtë revistë për t’i prezantuar botës Lajlën, vajza që ka adoptuar së fundmi aktorja, pas djalit të parë, Louis të cilin e ka adoptuar kur ishte vetëm pak muajsh, në vitin 2010.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF