KreuStil Jetese

Gjimnastika rrit aftësitë për… të memorizuar!

Pak aktivitet fizik e bën trurin më elastik duke rritur plasticitetin e neuroneve që do të thotë se rritet aftësia për të mësuar dhe memorizuar, por duke sjellë edhe efekte pozitive teraupetikë në rastin e traumave cerebrale apo të dobësimit të shikimit në moshë të rritur kur edhe fleksibiliteti i trurit bie.

Këto zbulime vijnë nga një studimi i zhvilluar nga një grup studiuesish të drejtuar nga Claudia Lunghi në Universitetin e Pisa-s dhe të publikuar në revistën Current Biology.

“Ky studim jep provat e para se aktivitete të moderuara fizike potenciojnë nuroplasticitetin e kores së trurit në individët e rritur”, deklaron Claudia Lunghi.

“Të dhënat që kemi mbledhur i hapin rrugën zhvillimit të strategjive që nuk kërkojnë ndërhyrje dhe që shfrytëzojnë plasticitetin e natyrshëm të trurit të rritur”, theksoi ajo./

/G.S/

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF