KreuStil Jetese

Stili Mad Max… për Krishtlindje ekstravagante!

Kapitulli më i ri i sagës post apokaliptike e George Miller, filmi “Mad Max, Fury Road” i nominuar për çmimet Golden Globe Awards 2016 në kategorinë “Best Motion Picture – Drama and Best Director”, sapo është shfaqur në kinematë botërore.

Një epope fantastike ku gjejmë personazhe me veshje elektrizuese, mes personazheve si Max, një ligjvënës hakmarrës i mishëruar nga Mel Gibson dhe më pas nga Tom Hardy, mbretëresha Aunty Entity, e luajtur nga Tina Turner, Charlize Theron preandoresha luftëtare apo Zoë Kravitz nomadja e egër.

Por nga kjo sagë na vijnë katër stile të veçanta, katër inspirime për botën e modës që i gjejmë në sfilatat e Givenchy, Marc Jacobs, Loewe dhe Paco Rabanne, mes lëkurës, kakisë ushtarake, tendecave nomade apo futuriste…

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF