KreuArt

Tarantino shpreson të marrë Oscar-in si regjizori më i mirë

Quentin Tarantino shpreson që me filmin e tij të fundit “The Hateful Eight”, që do të shfaqet në kinematë botërore për Krishtlindje, shpreson të fitojë çmimin Oscar si regjizori më i mirë. “Do të shohim. Zakonisht, Oscar-i për regjizorin më të mirë i jepet filmit që fiton gjithçka. Nuk e di nëse bëj këto lloj filmash”, deklaroi me humor Quentin Tarantino.

Regjizori amerikan ende nuk e ka marrë këtë çmim, ndonëse është nominuar dy herë me filmin “Inglourious Basterds” në vitin 2009 dhe “Pulp Fiction” në vitin 1994. Në të kundërt Quentin Tarantino ka fituar Oscar-in skenari më i mirë dhe rolin më të mirë dytësor mashkull me filmin “Django Unchained” në vitin 2012 dhe “Pulp Fiction”.

“The Hateful Eight” është një uestern ku vë në skenë tetë personazhe në epokën e luftës civile amerikane. Ndërsa kolonën zanore të filmit e ka kompozuar Ennio Morricone. Kjo është hera e dytë që Quentin Tarantino bashkëpunon me maestron italian pas filmit “Django Unchained”.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF