Të bukur dhe të papunë: meshkujt seksi nuk bëjnë karrierë

Shumica e meshkujve, në mënyrë të fshehtë, dëshirojë t’i ngjajnë George Clooney. Por të kesh pamjet joshëse të aktorit holivudian mund të dëmtojë karrierën. Të paktën ky është rezultati i një studimi të kryer nga London Business Scool, universitet që sa i përket karrierës di më shumë se kushdo tjetër, duke qenë se prej andej kanë dalë disa nga njerëzit më të suksesshëm në botë. Të jesh i bukur si George Clooney apo Don Draper, protagonisti i serialit Mad Men, i cilësuar gjithashtu një model i bukurisë mashkullore, bëhet pengesë kur je duke u përpjekur të gjesh një punë apo të përfitosh ngritje në detyrë, thotë studimi i raportuar nga Daily Telegraph.

Motivi është psikologjik, ose më mirë të thuhet: rezultat i një stereotipi të përhapur mashkullor. Meshkujt tërheqëse konsiderohen edhe shumë të zgjuar: si të tillë paraqesin një kërcënim të dyfishtë për ata që duhet të vendosin punësimin apo promovimin e tyre, sipas testeve të kryera nga universiteti prestigjioz në Londër së bashku me School of Management në University College, në Londër dhe në Universitetin e Maryland. Meshkujt tërheqës shihen si një kërcënim nga eprorët dhe kolegët, ndaj edhe kur punësohen, sipas studimit, ata drejtohen në sektorë ku vepron puna në ekip, në mënyrë që merita t’i qëndrojë sërish eprorit.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.