KreuStil Jetese

Korja e pishës, plot elementë kurativë për shëndetin!

E aplikuar mbi lëkurë apo e konsumuar me ushqime, korja e drurit të pishës ka shumë elementë që ndihmojnë shëndetin, nga lëkura deri te sistemi kardiovaskular.

Korja e pishës bën mirë për sistemin kardiovaskular, duke mundësuar që të reduktojë tensionin e arterieve, të zbusë simptomat e pamjaftueshmërisë venoze, të përmirësojë qarkullimin e gjakut duke reduktuar krijimin e precipitateve, si dhe mundëson kontrollimin e nivelit të kolesterolit duke reduktuar kolesterolin e keq dhe duke rritur atë të mirë.

Korja e pishës bën mirë kundër dhimbjeve menstruale. Duke marrë 30 mg në ditë të ndarë në tre cikle, ajo është në gjendje të zvogëlojë në mënyrë të ndjeshme dhimbjet menstruale.

Korja e pishës bën mirë për lëkurën. Falë aftësive të saj antioksiduese, duke e marë nëpërmjet ushqimeve ose duke e aplikuar si vaj drejtpërdrejtë mbi lëkurë është shumë i shëndetshëm për lëkurën, duke rritur butësinë, elasticitetin dhe lufton plakjen e lëkurës.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF