Një dardhë në ditë heq kilet e tepërta!

Të hash një dardhë në ditë heq kilet e tepërta. Ky është përfundimi i një studimi të zhvilluar nga Universiteti i shtetit të Luizianës, sipas të cilit nëse dikush që konsumon rregullisht këtë frut rezulton më i dobët se sa një person që nuk e përfshin dardhën në dietën e tij ushqimore.

Ky studim u publikua në revistën “Nutrition and Food Science”. Studiuesit amerikanë kanë marrë në konsideratë të dhëna të mbledhura në 9 vite në kuadër të studimit ”National Health and Nutrition Examination Survey”, që ka përfshirë 24 808 persona nga mosha 19 vjeç e sipër.

Sipas këtyre të dhënave u zbulua se kush konsumon mesatarisht një dardhë në ditë, madje edhe ata që konsumonin një dardhë në disa ditë, rezultonin gjithnjë dhe më të dobët se sa ata që nuk hanin asnjëherë dardhë. Me shumë mundësi, shkencëtarët mendojnë se, sekreti i dardhës qëndron në faktin se ka një përbërje të lartë me fibra që ndihmojnë në tretje dhe stimulojnë ndjenjën e ngopjes.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.