Albumi i Micheal Jackson, “Thriller” rekord të ri në shitje

Albumi i Michael Jackson-it, “Thriller”, tre dekada pas publikimit ka shënuar rekord të ri në shitje, sipas Asociacionit Amerikan të Industrisë së Inçizimeve dhe se albumi arriti një shifër prej 30 milionë kopje të shitura në SHBA.

Jackson do të jetë muzikanti i parë i cili për herë të 30-të do të marr statusin multi-platinum.

Muzika e Jacksonit ka përjetuar një popullaritet të papritur pas vdekjes së tij të papritur, në vitin 2009. Albumi “Thriller” përveç këngës së titulluar njësoj përfshin edhe hitet e mëdha të tij të tilla si “Beat It” dhe “Billie Jean”.

John Branca, një nga menaxherët e pasurisë së Jacksonit ka thënë se “Thriller” është shndërruar në një matës për klasifikimin e albumeve në industrinë muzikore.

Sipas Branca-s, albumi është i veçantë, sepse Jackson e ka shkruar për t’ju adresuar një audience të gjerë, gjë e cila ndihmoi shitjen e tij edhe jashtë SHBA-së.





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.