Orat që do na bëjnë të ëndërrojmë në 2016 0 88

Para mbrëmjes së madhe SIHH 2016, që do të mbahet në janar në Gjenevë, shtëpia e orave Piaget paraqet në para premierë dy nga nga orat e saj të reja “Limelight”. Një vit pas suksesit të orave të saj prej floriri njëkohësisht edhe byzylykë, “Traditionnelle” dhe “Altiplano”, Piaget vazhdon rrugët e vetë drejt floririt të plotë, duke realizuar linjat e një ylli tjetër femëror, ato të “Limelight”.

Një variacion për mbrëmje që është “Limelight Gala Milanaise” me rrjetën e saj prej floriri, si dhe varianti tjetër, atë “Limelight Stella” që ka në qendër yje që lëvizin sipas fazave të hënës. Dy ora bizhu me elemente pikante me diamante për të shndritur pulsin e dorës.

Por në këtë para premierë nuk mund të mungonte edhe një model për meshkuj, “Emperador Coussin XL 700P”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *