KreuStil Jetese

Jeta e re e Mimi, nga murg budist në top modele

Nga murg budist në top modele ndërkombëtare. Historia e Mimit është ajo e një transformimi të madh e një të riu të lindur mashkull dhe të bërë murg, por që me kalimin e viteve ‘u bë flutur’, siç ka rrëfyer vetë në një intervistë për një gazetë tajlandeze, derisa arriti të sfilonte në pasarelat më prestigjioze të botës. Phajaranat Nobantao lindi 22 vjet më parë në Khon Kaen, në Tajlandën Lindore. Ndryshe nga vëllezërit e tjerë, kur familja e tij kaloi një moment të vështirë krize ekonomike e dërgoi për të studiuar në një manastir budist, ku djaloshi qëndroi 6 vjet; aty e kuptoi se diçka tek ai po lulëzonte. Së bashku me 4 miq të tij murgj, natën e transformonte dhomën e tij në një pasarelë; zakonet ndryshonin, trukoheshin me make up dhe buzëkuq në fshehtësi të plotë. Ai murg i vogël ishte duke u shndërruar në Mimi dhe vendosi të stimulonte hormone e tij për t’i dhënë jetë transformimit, gjë që e zemëroi shumë familjen e tij. Por nuk kishte ndërmend të ndryshonte qëndrim për atë që donte të bënte. Atëherë Mimi Tao u largua nga tempulli dhe nisi të punonte në fushën e spektaklit në lokalet e Pattaya, derisa sot ka arritur të bëhet një modele me famë ndërkombëtare. Këto ditë në të gjithë Tajlandë shfaqen me dhjetëra postera me fotot e tij në fushata të mëdha publicitare të modës.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF