KreuStil Jetese

Lamtumirë bark i fryrë; mjaftojnë 7 ditë me dietën e me limon

Me aromën e tij të fortë dhe delikate në të njëjtën kohë, limoni është një shoqërues perfekt i regjimit tonë të përditshëm. Nëse do të shtonim dhe aftësinë hidratuese dhe zhdukjen e barkut të fryrë për shtatë ditë, atëherë kjo i plotëson të gjitha.

E ka zbuluar doktoresha Martine Andrè, ideatorja e të ashtuquajturës dietë e limonit, regjimi ushqimor i yjeve si Beyonce, Heidi Klum dhe Jennifer Aniston. Ky agrum, në fakt, lehtëson detoksifikimin, ndihmon për të qetësuar ndjenjën e urisë dhe lufton celulitin në mënyrë të pagabueshme.

Rregullat janë të thjeshta:

Çdo mëngjes kur zgjoheni dhe çdo mbrëmje para se të shkoni në shtrat duhet të konsumoni një pije të përgatitur me 30 ml ujë, të cilit i shtoni 2 lugë të vogla lëng limoni, dy të tjera me shurup panje dhe një majë luge piper të kuq.

Kjo përzierje aktivizon menjëherë metabolizmin dhe ndihmon tretjen. Për këtë arsye, në vetëm shtatë ditë, rezultatet do të jenë të jashtëzakonshme; do të keni një shfryrje të menjëhershme në zonën e barkut dhe humbje peshe prej të paktën tre kilogramësh.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF