KreuStil Jetese

A është ky viti për një Oscar për DiCaprio-n?

Më në fund a do ia arrijë Leonardo DiCaprio?

Kjo është pyetja që qarkullon prej vitesh. Një prej aktorëve me më shumë talent në gjeneratën e tij, mbushi 41 vjeç në nëntor.

Një yll i vërtetë si nga popullariteti dhe nga stili i të jetuarit, madje ka mbështeur kauzën e ndotjes së planetit sumë më herët se kjo të bëhej diçka e modës.

Interpert i shkëlqyer i regjizorëve si Martin Scorsese, protagonist i shumë filmave të rëndësishëm, duke filluar nga triumfi i Titanic, producent me shije, ambicioz si në projekte ashtu edhe në jetë, por i mungon fitorja e një çmimi Oscar pavarësisht se ka qenë katër herë i nominuar.

Tani mbrapa tij është krejt një komunitet që e mbështet. Sidomos pas fitores së fundit të Golden Globe me filmin “The Revenant” të Alejandro G. Iñárritu ku është protagonist me Tom Hardy ka ringjallur shpresat për një Oscar të mundshëm.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF