KreuStil Jetese

Jeni gati për xhinse të qëndisura?

Ndërsa në sezonet e shkuara kemi parë të zotërojnë xhinset e ngushta, të thjeshta, këtë sezon xhinsi do të fitojë një dimension të ri duke u shoqëruar me qëndisma dhe dizajne të cilat asnjëherë nuk do të duken të tepërta. Tema që do të zotërojë në to do të jenë lulet – me punimet shumëngjyrëshe të Gucci dhe Alice + Olivia.  Trendi i ri përfshin edhe rikthimin e xhinseve të gjera në pjesën e poshtme në stilin ‘kaubojs’, pjesë ku do të përqendrohen më tepër qëndismat, çka na risjell edhe një herë kujtimet e veshjeve të viteve ‘80-’90.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF