Arbana nga mysafire, në spektakël me të njëjtin fustan

View Gallery
7 Photos
Arbana nga mysafire, në spektakël me të njëjtin fustan
Arbana Osmani dhe Hueyda El Sayed gjate spektaklit 'Ne 1 jave'

Arbana nga mysafire, në spektakël me të njëjtin fustan
Arbana Osmani backstage Big Brother 2014

Arbana nga mysafire, në spektakël me të njëjtin fustan
Arbana Osmani Big Brother 2014

Arbana nga mysafire, në spektakël me të njëjtin fustan
Arbana Osmani - Big Brother 2014

Arbana nga mysafire, në spektakël me të njëjtin fustan
Arbana Osmani - Ne 1 jave

Arbana nga mysafire, në spektakël me të njëjtin fustan
Arbana Osmani - Ne 1 jave

Arbana nga mysafire, në spektakël me të njëjtin fustan
Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu -Prill 2015

Arbana Osmani duket se është e fiksuar tej mase pas këtij fustani. Pasi e kemi parë për herë të parë në Big Brother, në edicionin e fundit, që ajo e ka prezantuar, me versionin e kuq të këtij fustani, ja tek e shohim sërish. Të shtunën që lamë pas, ajo u shfaq në emisionin “Në 1 javë”, me të njëjtin fustan në ngjyrë të bardhë. I preferuari i Arbanës ka një histori në fakt. Versioni i parë në ngjyrë të kuqe, zgjedhur në atë kohë nga mikesha e saj, Lori Hoxha, e cila edhe u kujdes për imazhin e Arbanës në BB7, u shit për bamirësi në ndihmë të fëmijëve në nevojë, iniciativë kjo e Hoxhës (gjithë veshjet e atij edicioni në fakt u shitën në të njëjtën mënyrë, me të njëjtin motiv).

Por, duket se fustani i ka ngelur ‘pikë në zemër’ prezantueses, e cila e ka porositur sërish të njëjtin model, por këtë herë në versionin e bardhë, të cilin edhe e pamë këtë të shtunë. Megjithatë për syrin e BORDO, ky fustan nuk ishte aspak i ri. Arbana Osmani e pati veshur këtë fustan si spektatore në një sfilatë fustanesh nuse, prillin që lamë pas. E sigurisht që nuk na shpëtoi, teksa e  pamë me mikeshën e saj Xhemi Shehu, në daljen e saj të parë publike pas mëmësisë. Megjithatë Arbana ka menduar se nuk mori vëmendjen e mjaftueshme si pjesë e auditorit në atë event, ndaj guxoi ta veshë sërish! Këtë herë në spektaklin e saj ‘Në 1 Javë” gjatë kësaj fundjave. Ripërsëritja e kësaj veshje na vë në dyshim për përkujdesjen e imazhit të saj, apo është vërtetë fiksimi i Arbanës ky fustan?!

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.