H&M i dedikohet kozmetikës bio

Tashmë asgjë nuk e ndalon markën suedeze. Pasi rihodhi në treg ofertat e saj kozmetike, shtatorin e kaluar, H&M përgatitet t’i shtojë këtij sektori produkte bio. Të përbërë nga përkujdesje për fytyrën, trupin dhe flokët, linja do jetë e disponueshme që në janar 2016.

“Vizioni ynë është ai që të zhvillojmë produktet tona drejt standardeve gjithnjë e më të larta në aspektin e prodhimit dhe të cilësisë. Me këtë gamë të re të produkteve të bukurisë, ne do të shkojmë edhe më larg në qasjet tona me përgjegjësi. Ne jemi shumë krenar të mund t’i ofrojmë klientëve tanë produkte bukurie biologjikë”, deklaroi Sara Wallander, concept designer për sektorin H&M Beauty.





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.