Momentet më të mëdha të modës për vitin 2015 0 105

Që nga ngritja e modeleve deri tek sfilatat në pasarelë të yjeve të kulturës pop, ja disa nga momentet më të rëndësishme të botës për këtë vit

1.Kendall Jenner dhe Justin Bieber janë fytyra e re e Calvin Klein

Calvin Klein zbuloi gjeneratën e re të fushatës së të brendshmeve: Justin Bieber – i cili pozoi në fushatë me Lara Stone dhe Kendall Jenner.

2. Ben Stiller dhe Owen Wilson sfilojnë për Valentino

Ben Stiller dhe Oëen Wilson sfiluan në pasarelën e Valentino vjeshtë 2015, në Paris Fashion Week, për të anonçuar rikthimin e parodisë së modës, ‘Zoolander 2’.

3.Rihanna noton me peshkaqenët

Vajza e keqe Rihanna në kopertinën e marsit 2015 të Bazaar, në gojën e një peshkaqeni. Në nder të 40- vjetorit të ‘Jaws’, këngëtarja rikrijoi skenën mitike të filmit të Steven Spielberg.

4. ‘Lindja’ Caitlyn Jenner

“Më quani Caitlyn”, u bënë tri fjalë që thyen internetin këtë vit. Shfaqja e Caitlyn Jenner në kopertinën e Vanity Fair ishtw jo vetëm një moment monumental për të drejtat e transgjinorëve, por pati gjithashtu një impakt të madh në industrinë e modës

5. Rikthimi i Cher

2015 ishte viti i rikthimit të Cher në industrinë e modës.Ikona e stilit bëri një shfaqje surprizë në Met Gala në firmën e Marc Jacob, shfaqja e para në këtë event që pas 1974.

6. Joan Didion për Céline

Për fushatën e saj pranverë 2015, Céline  zgjodhi si imazh ikonën Joan Didion, 81 vjeçe.

7. Lily Rose Depp bëhet imazh i Chanel

Vajza e Johnny Depp dhe Vanessa Paradis, 16-vjeçarja Lily Rose bëri debutimin e parë në shfaqjen e Chanel, Salzburg. Pas kësaj Karl Lagerfeld e zgjodhi si imazh te ri të syzeve te diellit Chanel.

8. Kendall Jenner dhe Gigi Hadid engjëjt e rinj të Victoria’s Secret

Gjenerata e re e supermodeleve vazhduan të forcojnë statusin e tyre në 2015. Dy prej tyre Kendall Jenner dhe Gigi Hadid e mbyllën këtë vit me një arritje të madhe, duke u bërë për herë të parë, pjesë e shfaqjes madhështore të Victoria’s Secret.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *