KreuStil Jetese

Nike & Stone Island për një rikthim të Windrunner

Katër dekada pa e braktisur rrugën asnjëherë, Nike paraqet modelet e reja Windrunner me një bashkëpunim me Stone Island.

Nike Windrunner u krijua më 1978. Menjëherë i përqafuar nga atletët, ky xhup u ngrit në panteon të klasikeve të markës Nike, që rinovohet çdo sezon me një gamë të re tërheqëse.

Këtë herë Nike ka zgjedhur të bashkëpunojë me Stone Island për t’i dhënë këtij xhupi risi.

Ky fuzion i dy gjigantëve të veshjeve sportive, do të ringjallë Windrunner me një cope unike prej najloni metalik, sipas teknikave të sofistikuara të ngjyrosjes së Stone Island.

Një copëz stili urban nuk duhet të mungojë për asnjë pretekst në garderobën tuaj.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF