KreuStil Jetese

Sophia Loren rrëfen historinë pas fotos mitike

Është shikimi më i famshëm i kapur ndonjëherë në një foto; Sophia Loren e ulur në krah të Jayne Mansfield, nënqesh teksa fikson me sy gjoksin e biondes bombastike, i cili gati sa nuk kishte dalë nga fustani. Tashmë, 57 vjet më vonë nga fotoja e famshme e shkrepur në Beverly Hills Hotel, aktorja italiane rrëfen çfarë ndodhi saktësisht në atë mbrëmje të 1957-ës. “Kisha fiksuar gjoksin e saj që dukej sikur do të binte në pjatë nga momenti në moment, shpjegon 80- vjeçarja për ‘Entertainment Weekly’. – Në fytyrën time mund të shihni frikën. Kisha shumë frikë se gjithçka në fustanin e saj do të shpërthente – BOOM! – dhe do të përhapej mbi tavolinë”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF