KreuStil Jetese

Justin Bieber rikthehet me një tjetër sukses, “Sorry”!

Pas suksesit të tij me “What Do You Mean” që arriti kreun e klasifikimeve në të gjithë botën, Justin Bieber rikthehet me një tjetër sukses, “Sorry”. Kënga e prodhuar nga Skrillex dhe Blood dhe që është në vend të parë në “Global Top 50” të “Spotify” (ku në vend të dytë është “Love Yourself” dhe në të katërt “What Do You Mean”), ndërsa videoklipi që është ideuar nga Parris Goebel, është parë 354 milionë herë.

Viti 2015 ka qenë një vit rekordesh për Justin. Albumi i ri “Prupose”, që ka dalë më 13 nëntor, arriti në vendin e parë të “Billboard 200” duke u bërë zyrtarisht debutimi më i madh i vitit dhe është në vend të parë të klasifikimit të “iTunes” në më shumë se 100 vende të botës.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF