11 fakte për njohur Burberry 0 68

  1. Historia e Burberry ka filluar në vitin 1856, kur 21-vjeçari Thomas Burberry, nga një ndihmës-shitës i një dyqani stofrash, hapi dyqanin e tij në Hampshire të Anglisë.
  2. Burberry ishte emri origjinal, por kompania u quajt Burberrys, pasi shumë tregëtarë u vetquheshin Burberrys e Londrës. Ky emër gjendet në produkte të vjetra të Burberry.
  3. Në vitin 1891 u hap dyqani i parë në Haymarket në Londër, ndërtesë e cila ekziston ende edhe sot, madje deri para pak kohësh ishte selia qëndrore e koorporatave të Burberry.
  4. Në vitin 1901, logos së kalorësit me kale, mbi flamur iu shtua fjala latine “Prorsum” që do të thotë ‘Përpara’, dhe që atëherë vijon të jetë e regjistruar si markë tregtare.
  5. Marka e njohur britanike ka veshur Roald Amundsen, njeriun e parë i cili arriti në Polin e Jugut dhe 3 vjet më pas Ernest Shackleton përgjatë ekspeditës së tij në Antarktidë.
  6. Në vitin 1914 Burberry u autorizua nga Ministria e Luftës të dizenjojë ‘pallton llogore’ për ushtarët në kushtet e luftës, e cila më pas u bë mjaft popullore mes civilëve.
  7. Burberry ka 4 nënmarka: Burberry Prorsum, Burberry London, Burberry Brit, Burberry Sport dhe dy linja për tregun japonez, Burberry Black Label and Burberry Blue Label.
  8. Produktet dallohen për linjat e pastra, stilin klasik dhe ngjyrat tradicionale: copat me katrore standarde të kësaj marke kufizohen nga vishnja, e zeza, bezha dhe e bardha.
  9. Pallto gaberdinë u shpik nga Burberry: ajo dallon për stilin dhe ngjyrën e saj unike, formatin e lidhjes dhe numrin i butonave, pa harruar që fytyrat reklamuese janë angleze.
  10. Çdo grua dëshiron qoftë edhe një çantë me katroret e famshme të markës britanike, sepse janë vërtet unike: format kanë ndryshuar, por gjithnjë i referohen modelit ‘doctor bag’.
  11. Klientët historikë janë: Winston Churchill, Ronald Reagan dhe George Bush, por edhe personazhe si: Humphrey Bogart dhe Paul Neëman, madje dhe Mbretëresha Elizabeta II.
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *