Mira Meksi vlerësohet me çmimin letrar “Rexhai Surroi”

Shkrimtarja Mira Meksi u vlerësua me çmimin letrar “Rexhai Surroi” për romanin e saj “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”.  Ceremonia u zhvillua dje në mbrëmje në Prishtinë.
Çmimi “Rexhai Surroi”, i themeluar nga Koha Group në Prishtinë, është një çmim letrar i rëndësishëm që ka krijuar tanimë një traditë të bukur tetëvjeçare nē vlerësimin e prurjeve letrare mbarēkombëtare shqiptare të çdo viti. Në edicionet e mëparshme janë vlerësuar me këtë çmim shkrimtarët: Ismail Kadare, Fatos Kongoli, Kim Mehmeti, Besnik Mustafaj etj. Romani “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” është botuar nga Toena dhe ka njohur disa ribotime duke fituar më parë dashurinë dhe vlerësimin e lexuesve të shumtë.
Në garën për çmimin “Balkanika” ai u rendit menjëherë pas fituesit duke dëshmuar se ishte një pretendent i fuqishëm për t’i dhënë autores së tij titullin e shkrimtares më të mirë të arkipelagut ballkanik për 2015.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.